Aktorja e njohur e telenovelave konfirmon emrin e foshnjës që pret

Numërimi mbrapsht për Fernanda Castillo ka filluar. Aktorja e njohur e telenovelave është në javët e fundit të shtatzënisë.

Ajo dhe i fejuari i saj, Erik Hayser kanë treguar se kanë gjetur edhe emrin për fëmijën e tyre. Në një postim në Instagram, ata kanë treguar se djali i tyre do të quhet Liam.

“Ne po ju presim Liam”. Publikimi i aktores mori më shumë se 140 mijë pëlqime në më pak se 5 orë.

Përveç emrit, 38-vjeçarja tashmë ka gati dhomën e foshnjës, një dhomë në shtëpinë e saj në të cilën ajo i kushtonte vëmendje të veçantë çdo detaje dhe të cilën e ndau me ndjekësit e saj në Instagram./Burimi:MxHola/K.H/Syri.net/