Detaje të reja/ Viktima u qëllua me 6 plumba, në Rrëshen mbërrijnë drejtuesit e lartë të policisë

Janë zbardhur detaje të reja mnga vrasja e mbrëmjes në Rrëshen, ku u ekzekutua shtetasi Anton Keli, 51 vjeç.

Burime pranë Syri Tv bëjnë me dije se policia ka gjetur 6 gëzhoja në vendngjarje, ku prej tyre kanë prekur viktimën duke i marrë edhe jetën.

Për vrasjen e 51 vjeçarit Anton Keli, në Rrëshen gjatë mbrëmjes ka mbërritur edhe FNSH dhe RENEA.

Po kështu ka mbërritur edhe dhe drejtori i policisë kriminale, Tonin Vocaj, i shoqëruar edhe nga drejtuesit e lartë të policisë Lezhë dhe Mirditë.