U largua i dëmtuar nga fusha e lojës, ja gjendja e Marash Kumbullës

Lajme të mira nga Marash Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar nuk ka probleme muskulore dhe ditën e sotme ka marrë pjesë në stërvitje me klubin e Romës.

Për fat, analizat e kryera së fundmi, nuk zbuluan ndonjë dëmtim muskulor në kofshën e majtë te 20 vjeçari (Kumbulla u zëvendësua në ndeshjen e fundit në kampionat me Bolonjën pasi shfaqi shqetësime).

Djaloshi nga Malësia e Madhe është rikthyer me skuadrën pasi kaloi koronavirusi. Frika se ai mund të kishte pësuar një dëmtim serioz tashmë ka kaluar.