U gjetën të copëtuar në valixhe/ Ja emrat dhe foto e çiftit shqiptar

Dy trupa të copëtuar u gjendën ditën e sotme në 3 valixhe në Itali, të cilat u përkasin një çifti shqiptar nga Vlora. Çifti mësohet se kishin humbur gjurmët në vitin 2015.

Trupat e copëtuar u gjetën në 3 valixhe të ndryshe midis autostradës Firence-Piza-Livorno dhe burgut Soliçiano.

Emrat e dy bashkëshortëve janë Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë në Castelfiorentino më 2 nëntor 2015, në rrethana të paqarta.

Këta të fundit vinin në Vlorë çdo tre muaj. Për herë të fundit ata shkuan në vitin 2015 për disa kontrolle mjekësore.

Telefonata e fundit ishte më 1 nëntor, ku Teuta ka folur me motrën, por më 2 nëntor ata s’u përgjigjën më në telefon.

Një nga dyshimet është se kanë patur debate me të dashurën e djalit, por s’kanë më të dhëna për ta.

Sipas asaj që shkruajnë sot mediat italiane një tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së dy trupave të copëtuar dhe të gjetur në 3 valixhe.