Arrestimi/ Shefja e Shërbimit të Provës manipulonte provat për të dënuarit, agjenti i infiltruar i ofroi para

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Shefes së Shërbimit të Provës në Kurbin, Lindita Lelçaj.

Sipas burimeve mediatike, Lelçaj manipulonte provat për persona që vuanin dënimin, duke dhënë verifikime edhe për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit.

Gjatë momentit të arrestimit, Shefes së Shërbimit të Provës i janë gjetur një sasi vlere monetare, të cilat i ishin dhënë nga i infiltruar.