Policë të shumtë me kapuç dhe maska rrethojnë arkivolin e protestuesve

Një ngjarje sa groteske aq edhe për të ardhur keq për nivelin ku ka mbërritur Policia e Shtetit është ajo që po ndodh në këto momente në Durrës.

Forca të shumta policie dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar në këtë momente një arkivol të veshur me flamurin kuqezi, i cili u përdor nga protestuesit në Durrës, për të simbolizuar vrasjen e Klodian Rashës nga policia.

 Të rinjtë pohuan se zgjodhën që të protestonin me një arkivol për të treguar simbolin se ‘Drejtësia ka vdekur’.

Raportohet se në polici është shoqëruar kreu i FRPD-së në Durrës, Artjon Bajrami mes shumë debateve