Gazeta gjermane Bild: BE do të miratojë vaksinën Pfizer-BioNTech në 23 dhjetor

Afati për miratimin e vaksinën anti-Covid të Pfizer-BionTech nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) mund të bëhet më e shkurtër.

Sipas asaj që Ansa.it ka mësuar nga burime të kualifikuara, Agjencia në fakt do të synojë të jap drtiën jeshile për vaksinën para Krishtlindjeve.

Ndërsa gazeta gjermane Bild duke cituar burime evropiane dhe qeverinë gjermane, EMA do të jetë e gatshme të japë autorizimin për vaksinën të zhvilluar nga Pfizer- BioNttech që nga 23 dhjetori.

Gjithashtu Bild shton se vaksinimi në Gjermani do të fillojë menjëherë pas Krishtlindjeve, konsiderohet data 26 dhjetor.

Edhe ministri italian i shëndetësisë Speranza ka përsëritur shpresën se EMA në përputhje me të gjitha procedurat e sigurisë, mund të miratojë vaksinën Pfizer Biontech më shpejt seç është thënë që vaksinimet të vazhdojnë shpejt edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërsa ish-drejtori ekzekutiv i Ema-s Guido Rasi, ka deklaruar:

"Kalimi i planifikuar në Komisionin Evropian për miratimin përfundimtar të vaksinës anti-Covid Pfizer-BionTech mund të ndodhë brenda 48 orësh'' .

Nëse makineria e shpërndarjes dhe logjistika janë gati, dhe me vërtetimin kontekstual dhe të menjëhershëm nga Aifa, "fushata e vaksinimit në Itali mund të fillojë - thotë ai - në 28-29 dhjetor".