Tjetërsimi i aktorit fitues i Oscar, për shkak të sëmundjes

Me kokën e rruar, por me një buzëqeshje në fytyrë, Jeff Bridges po lufton me kancerin.

Aktori fituesi i çmimit Oscar njoftoi në tetor të këtij viti se ishte diagnostifikuar me limfoma, formë e kancerit.

‘’Fillova menjëherë trajtimin dhe parashikimi është i mirë’ u shpreh ai.

Në fakt në një përpjekje një muaj më vonë, për të treguar optimizin e tij, ai ngarkoi një postim me një frazë të personazhit Dude luajtur nga ai në filmin‘The Great Leboëski’.

 ‘’Siç do të thoshte Dude. Unë u diagnostikova me limfoma. Megjithëse është një sëmundje e rëndë, unë ndihem me fat sepse kam një grup të konsiderueshëm mjekësh përreth meje dhe prognoza është e mirë," shkroi Bridges.

Dje ,14 dhjetor Bridges i relaksuar nga shtëpia e tij ngarkoi një postim të ri pa flokë, por plot optimizëm për të ardhmen.

Aktori 71 vjeçar gjithashtu u shpreh se ishte mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen nga të afërmit dhe miqtë dhe falenderoi të gjitha fansat e tij për mesazhet e mbështetjes që i kanë dërguar dhe deklaroi se këto dëshira dhe dashuria e bën atë të ndihet shumë më mirë.