Gjermania shtyn BE-në të miratojë vaksinën e Covid përpara Krishtlindjeve

Agjencia Evropiane e Barnave po përballet me një presion gjithnjë e në rritje për të rekomanduar autorizimin e vaksinës së koronavirusit BioNTech / Pfizer deri në Krishtlindje, me ministrin gjerman të Shëndetësisë Jens Spahn që i është bashkuar zërave duke kërkuar një miratim para Krishtlindjeve.

Në një kohë kur vaksina u zhvillua në Gjermani, disa shtete të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në e filluan shpërndarjen pas miratimit me urgjencë.

 Media lokale raporton se politikanët gjermanë po bëjnë presion për EMA për të miratuar vaksinën deri më 23 dhjetor.

Spahn gjithashtu ka qëndruar pas kësaj date, duke i thënë kanalit televiziv gjerman ZDF të hënën në mbrëmje se qëllimi është që vaksina të miratohet para Krishtlindjeve dhe që vaksinimi të fillojë  këtë vit. 

Kjo kronologji ndryshon nga EMA, e cila ka vendosur datën më të fundit të një rekomandimi për autorizim në 29 dhjetor. 

EMA ka mbrojtur vazhdimisht procesin e saj , duke shpjeguar ndryshimet midis autorizimit të saj të kushtëzuar të marketingut dhe një aprovimi emergjent. 

Natyra burokratike e një aprovimi të bërë nga EMA në bashkëpunim, me të 27 vendet anëtare, gjithashtu ngadalëson procesin, kanë thënë ekspertët.