", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/15/auto_fifa-21-dua-600x3601608026714.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

Shmang Messin dhe Ronaldon/ Dua Lipa përzgjedh tre futbollistët shqiptarë në ekipin e saj 'FIFA 21'

Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka zgjedhur tre futbollistë shqiptar në ekipin e saj të FIFA 21.

Pjesë të këtij ekipi, Dua Lipa bëri 3 futbollsitët : Milot Rashicën dhe Amir Rrahmanin nga Kombëtarja e Kosovës dhe Granit Xhakën nga Kombëtarja e Zvicrës.

Ekipi i Dua Lipës përbëhet gjithashtu dhe nga yjet e futbollit si Diego Maradona dhe Virgil Van Dijk.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendje është fakti se këngëtarja la jashtë 11-tëshes futbollistët më të famshëm të dy dekadave të fundit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Dua Lipa u bashkua në videolojën e futbollit në fillim të këtij viti, bashkë me shumë të famshëm të tjerë si pjesë e promovimit “Volta Groundbreaker".

Volta 21 është versioni “street football” i lojës së famshme FIFA.