VIDEO/ Dy të arrestuar në Tiranë se shpërndanin lëndë narkotike, prangoset edhe blerësi

Tre persona në Tiranë janë arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Njoftohet se me përfundimin e operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, u goditën 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në vende të ndryshme.

Kështu, në pranga u vunë E. L., 36 vjeç dhe A. S., 25 vjeç. Ky i fundit u kap në fshatin Shëngjergj duke i shitur rreth 7 kg kanabis shtetasit 36-vjeçarit.

Kurse, në pranga është vënë edhe L. XH., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën droga të ndryshme sintetike (Ektazi, LCD), si dhe lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.