Santa Claus vizitoi një shtëpi të moshuarish, por iu bën gjëmën

Një alarm është dhënë në një shtëpi të moshuarve pasi vizitës së Santa Claus.

Më konkretisht në shtëpinë e të moshuarve Hamerlik në Mall, Blegjikë, ku 98 persona të moshuar dhe 20 punonjës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, me mundësi që numri i rasteve të rritet, pasi rezultatet e testeve të tjera janë akoma në pritje.

Infeksionet u panë një javë pasi një vullnetar vizitoi qëndrën i veshur si Santa Claus për të shpërndarë dhurata për të moshuarit para Krishtlindjeve.

Pas indetifikimit të rasteve, kryetari i bashkisë së qytetit Wim Cayers, ka filluar takime me organet lokale dhe eskpertë, për të sqaruar nëse Santa Claus solli vërtet virusin apo kishte neglizhencë të përgjithshëm në vëzhgimin e masave në shtëpinë e te moshuarëve.