Finiq, bien në duart e Policisë 140 kg kanabis, lënë në pikëtakim nga trafikantët

Në Finiq, Policia ka gjetur 4 çanta me 140 kg kanabis, që ishin lënë aty nga trafikantët e drogës. Droga mendohet se ishte lënë në një pikë takimi, mundet të njohur prej palëve që bëjnë kanë bërë pazarin, por ka rënë më parë në duart e Policisë.

Kanabisi u zbulua në afërsi të fshatit Sopik, pranë një përroi, tek vendi i quajtur Koçekët, 100 metra larg nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Konispolin.

Nga kontrolli i çantave janë gjetur 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.