Njerëzit nuk do të zgjedhin se çfarë vaksine Covid do të bëjnë

Qytetarët nuk do ta zgjedhin vaksinën sipas dëshirës, që t'i mbrojë ata nga Covid-19, tha Zv.Ministri grek i Shëndetësisë Vassilis Kontozamanis.

"Qytetarët nuk do të zgjedhin se cilën vaksinë do të bëjnë për koronavirusin, ashtu si nuk zgjedhin vaksinën për gripin," tha ai.

Duke folur për Skai TV të hënën, ai tha se "sapo një preparat të ketë marrë autorizim për treg, kjo do të thotë se i plotëson të gjitha kushtet".

Kontozamanis shtoi se shpërndarjet e vaksinave nga kompanitë do të bëhen në momentin që atyre u jepet leja nga organet kompetente të Bashkimit Evropian.

Ai gjithashtu theksoi se nuk do të ketë mungesa dhe se spitalet dhe 1,018 qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin janë duke u përgatitur në mënyrë që vaksinimet të fillojnë brenda disa ditësh nga marrja e vaksinave.

Sipas planit të ministrisë, deri në 2 milion vaksina do të administrohen në muaj.

Të premten, Ministri i Politikave Dixhitale Kyriakos Pierrakakis tha se oraret për vaksinim do të lihen nëërmjet një platforme dixhitale, për përdorim të personalizuar dhe në pikat e përcaktuara ku njerëzit mund të shkojnë personalisht.

Ai tha se 10,000 farmaci në vend do të përdoren si pika ku njerëzit mund të rezervojnë takimet e tyre dhe se autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e përdorimit të Qendrave të Shërbimit të Qytetarëve (KEP) për të njëjtën arsye.