Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e martë

Java që lamë pas u karakterizua kryesisht nga moti i vranët dhe reshjet e shiut.

Në këtë mënyrë duke nisur nga e Hëna e deri ditën e Premte moti do jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ajo që vlen për tu theksuar për këtë javë janë temperaturat e ulta dhe të ftohta të mëngjesit të cilat në relievet malore do të jenë kryesisht në vlera negative.

Sa i përket erës, ajo do të jetë intensive dhe e fortë vetëm ditën e nesërme me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi e cila do të arrijë deri në 20-25m/s kryesisht përgjatëvijës bregdetare. Më pas duke nisur nga dita e Martë e deri në fund të javës era do të fryjë e qetë.