'Thierry Henry fiku TV sa pa Xhakën kapiten'/ Deklarata e Evra 'fik' karrierën e Granitit

Arsenali humbi në shifrat 0-1 kundër Bërnlit dhe fajtori kryesor i kësaj disfate është konsideruar Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar do të ndëshkohej me kartonin e kuq në minutën e 57, teksa i tradhëtuar nga nervat do të kapte prej fyti kundërshtarin.

Kaq ka mjaftuar që tifozët të shpërthejnë në rrjetet sociale ashtu siç do të bënin edhe më parë kundër Granit Xhakës. Por këtë herë gjendja është më e rëndë pasi Patrick Evra ka dhënë një deklaratë për “Sky” që në gjuhën e boksit do të quhej si “Knock-out” për mesfushorin shqiptar.

“Thierry Henry më ka ftuar një ditë në shtëpinë e tij që të shohim Arsenalin. Ai u kthye nga televizori dhe imazhi i parë që pa ishte Granit Xhaka si kapiten. Henry shkoi menjëherë që të fikte televizorin. E pyeta se çfarë ndodhi dhe më tha se nuk mund ta shihte ekipin e tij duke pasur Xhakën si kapiten.

Dhe si përfundim nuk e kemi parë vërtetë ndeshjen”, u shpreh Evra për të kuptuar se çfarë mendojnë legjendat mbi Granitin.