Aksident i trefishtë në bulevard, ‘Porsche’ i zi futet mes dy makinave

Mbrëmjen e sotme, tre makina u përfshinë në një aksident rrugor te ura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas informacioneve, mësohet se njëri nga drejtuesit e mjeteve ka pasur nevojë për shërbim spitalor dhe është marrë me autoambulancë.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia, pasi siç tregojnë dëshmitarët, një “Porsche” i zi në mes dy makinave të tjera po lëvizte me shumë shpejtësi.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.