A fshihet opozita pas protestave?/ Kryemadhi: Do ta kisha për nder, por ….

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ka mohuar kategorikisht që opozita të fshihet pas protestave të organizuara pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.

E ftuar në “Log” me Endri Xhafon, Kryemadhi tha se do të ishte nder për të të ishte organizatore, por nuk është e vërtetë, duke iu përgjigjur kështu edhe akuzave të mazhorancës.

“Do të ishte nder për mua të isha organizatore e një proteste aq të sinqertë. Por sigurisht kompleksi dhe vetëpërmbajtja ka bërë që me shpirt dhe zemër të ishim pjesë aty. Edhe po të kishim qenë mund të mos kishte ndodhur ajo dhunë ndaj të rinjve. Nuk mund të themi që shqiptarët janë robota.

Në vrasjen e Klodian Rashës kemi katër deklarata nga policia e shtetit. Ndodhi diçka tjetër. Thelbi provokoi njerëzit. Manipulon në një mënyrë kaq flagrante kjo i nervozon njerëzit”, tha kryetarja e LSI.