Pagesa për familjen Rasha/ Nazarko: Shteti e pranoi fajin

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në Çim Peka LIVE, deklaroi se pagesa si pension për familjen e Klodian Rashës, tregon se shteti ka pranuar fajin.

“Ky është një pranim i fajit nga shteti.

Në një lexim, që është edhe lexim juridik, ky është pranim i fajit nga shteti.

Ai që duhet të paguante për këtë vrasje, është polici. Por qeveria pa pritur një vendim gjyqësor, qeveria ka vendosur që jo vetëm të japë një ndihmë, por edhe të pranojë fajin.

E quaj tërësisht të ligjshëm qëndrimin e babait, që e quan vrasje për herë të dytë,” tha Nazarko.