Mijëra euro dhe kokainë/ Si u zbuluan shqiptarët duke shkuar në vilë

Një operacion policor zbuloi një zonë tregtimi droge të menaxhuar nga shqiptarë etnikë në një vilë në periferi të San Salvo.

Efektivët e Guardia di Finanza, nisën hetimet pas dyshimeve të ngritura për ardhjen dhe shkuarjen e vazhdueshme të makinave në një vilë afër zonës industriale të San Salvo, pavarësisht nga fakti se askush nuk banonte zyrtarisht në atë ndërtesë. Automjetet ishin të regjistruara te subjektet me krime specifike në sektorin e narkotikëve.

Për këtë arsye, mëngjesin e së premtes së kaluar filloi aksioni ku u gjetën rreth 47 gram kokainë, 17 gram hashash dhe 29 gram marihuanë, si dhe peshore elektrike, 4,700 euro, 3 celularë dhe disa armë.

Sasia totale e drogës së kapur do të kishte dhënë mbi 5,000 euro në treg. Operacioni çoi në arrestimin e katër personave, të gjithë në moshë të re. Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria e Vasto, janë ende në proces për të identifikuar kanalet e furnizimit të drogës dhe rishitjen pasuese.