26 viktima dhe 213 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 741 testime të dyshuara për koronavirus dhe prej tyre 213 kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se më shumë raste janë paraqitur në Shkup, e ndjekur nga Kumanova, Tetova dhe Kavadari.

Po ashtu nga COVID-19 kanë humbur jetën 26 pacientë. Mosha më e re e viktimave është 50 vjeç dhe më i moshuari një 89-vjeçar. Ndërsa betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit e kanë fituar 632 persona. Deri më në Maqedoninë e Veriut janë kryer 365 599 testime për COVID-19 dhe prej tyre janë prekur 73 851 persona, janë shëruar 50 046 prej tyre, ndërsa e kanë humbur jetë 2 147 të tjerë. Numri i rasteve aktive në vend është 21 658.