FOTOLAJM/ Marshimi paqësor, leksion për policinë e dhunshme

Protestuesit u mblodhën për të 6-tën ditë me radhë në tubim për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Ata treguan edhe njëherë se dhunën e ka provokuar policia, sikundër ndodhi një ditë më parë kur turma paqësore u sulmua direkt me gaz lotsjellës dhe ujë.

Edhe sot megjithatë, policia kishte nisur kontrollet e rrepta ndaj të rinjve kudo në Tiranë.

Protuestuesit u mblodhën para kryeministrisë dhe më pas u zhvendosën te Ministria e Brendshme. Protestuesit thërrisnin në kor “Rama ik”, “Poshtë diktatura” dhe “Lironi djemtë tanë”.

Protesta u mbyll paqësisht.