Vaksinimi në Shqipëri në vitin 2022/ ‘Economist’ publikon hartën

Edhe në këtë pandemi, bota po e përjeton edhe njëherë ndarjen mes të pasurve dhe të varfërve.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, disa prej vendeve më të pasura kanë nisur tashmë edhe procesin e vaksinimit. Vaksinimi ka nisur në Britani, SHBA, Izrael, Kanada dhe do të nisë në Singapor e në vende të tjera shumë shpejt. Ndërkohë kanë nisur të funksionojnë edhe vaksinat ruse dhe kineze, që po shpërndahen kryesisht në vendet aleate të këtyre fuqive.

Revista e njohur britanike, The Economist, ka publikuar një hartë se si do bëhet vaksinimi masiv në botë.

Harta e publikuar nga redaktorja Agathe Demarais tregon se Shqipëria është ndër vendet e pakëta në Europë që do e nisë vaksinimin në vitin 2022.

Kryeministri shqiptar, pasi kaloi pesë ditë në SHBA dhe takoi kreun e kompanisë Pfizer, në një ekspozitë, tha se shpreson që vaksinimi të nisë në fillim të vitit tjetër.

Më poshtë është harta e publikuar nga revista: