Protesta/ Rrëzohen arrestimet arbitrare të policisë së Ramës

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 24 persona të arrestuar për protestat.

Në përfundim të shqyrtimit, gjyqtarja Ardiana Bera la në masën "Detyrim paraqitje" 10 të arrestuar të protestës.

4 të tjerë janë lënë në "Arrest shtëpie", ndërsa 6 në "Arrest në burg" me afat deri në 24 dhjetor, kohë kur prokuroria duhet të sjell prova shtesë për akuzat e ngritura.

Ndërkohë në "Arrest në burg" pa afat u lanë 4 qytetarë të arrestuar gjatë protestës së 10 dhe 11 dhjetorit.

Një prej të ndaluarve, i lënë në detyrim për tu paraqitur, është gjimnazist në vitin e tretë.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës është në vazhdim të seancave për vlerësimin e masave të sigurisë edhe për 43 qytetarë të tjerë të arrestuar.

Vendimi për shqyrtimin gjatë ditës së sotme të masave është marrë për shkak të përfundimit të afateve.