Super-Covid: Sa i rrezikshëm është varianti i ri i virusit?

Ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock bëri të ditur se një variant i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në disa pjesë të Britanisë. Ai tha se nuk ka të dhëna se ky variant është më vdekjeprurës apo se do pengojë vaksinat. Por sa të shqetësuar duhet të jemi?

Nga James Gallagher, BBC

Ka një rregull të thjeshtë për të kuptuar të gjithë variantet e reja: Pyet nëse sjellja e virusit ka ndryshuar.

Kjo është thelbësore pasi viruset pësojnë mutacione vazhdimisht, kjo është ajo që bëjnë. Por deri më tani na kanë dhënë ‘frikën’, por jo ‘përgjigjen’.

Ministri Matt Hancock tha se varianti i ri i koronavirusit mund të ketë lidhje me përhapjen më të shpejtë në pjesën juglindore të Anglisë.

Kjo nuk do të thotë se po shkakton rritje dhe ministri nuk tha nëse ky virus ka evoluar për t’u përhapur më shpejt nga një person te tjetri.

Variantet e reja mund të bëhen më të zakonshme për arsye që nuk kanë asnjë lidhje me virusin.

Një shpjegim për shfaqjen e ‘variantit spanjoll’ gjatë verës ishte turizmi.

Pra, për momentin ka tituj të frikshëm kudo, por nuk ka ende detaje shkencore për të mësuar sa domethënëse është kjo.