Shtimi i kanabisit/ Meta: Mos e mendoni se do të deformoni zgjedhjet

Presidenti Ilir Meta duke komentuar shkrimin e fundit të ‘Zërit të Amerikës’ për kanabisin në vend, thekson se nuk ka asnjë surprizë dhe se shtimi i kultivimit të kanabisit me afrimin e zgjedhjeve është kthyer tashmë në traditë.

‘Asnjë surprizë! Shtimi i kultivimit të kanabisit, me afrimin e zgjedhjeve, është kthyer tashmë në traditë.

Është një “koncension” për grupet kriminale, që në këmbim të përfitimeve kolosale nga kanabisi, u kërkohet nga ortakët në pushtet “kontrolli elektoral” i Qarqeve.

Që prej publikimit të raportit të fundit vjetor të Qendrës Europiane të Drogave, i kam bërë thirrje Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të përqëndrohen seriozisht në luftën kundër këtij fenomeni kanceroz, që aq shumë e ka dëmtuar shoqërinë tonë dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Lufta kundër drogës është kusht për integrimin europian.

Askush të mos mendojë, lëre më të guxojë, që me paratë e kanabisit, të deformojë vullnetin e shqiptarëve në 25 prill 2021 dhe të pengojë të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Grupet kriminale dhe ortakët e tyre në pushtet janë të identifikuar!

ARTIKULLI I PLOTË I “VOA”: Shqipëri, kultivimi i cannabisit në rritje për të dytin vit radhazi’

https://www.zeriamerikes.com/a/5698700.html?fbclid=IwAR2CiOhU5rmd67swuqvx-5vL3VitHTL_hV3Volz_FliifS_o927nT2gaiTo