Dita e gjashtë e protestave/ Rama ia mbath nga kryeministria

Sot pritet që për të gjashtën ditë radhazi të mblidhen qytetarët për të protestuar për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë.

Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, nga posti i Ministrit të Brendshëm, tashmë ata kërkojnë edhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ende situata paraqitet e qetë, ndërsa forcat e rendit kanë marrë masat dhe janë vendosur në vende të ndryshme.

Policia që është vendosur në sheshin Skënderbej po bën verifikimin  e të rinjve që hyjnë në shesh, ndërsa është shprehur e vendosur që do të zbatohen masat anti COVID dhe nuk do të lejohet asnjë grumbullim.

Gjithashtu mësohet se pak para nisjes së protestës, e cila është lajmëruar nga faqet me influencë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama është larguar nga Kryeministria.