", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/14/auto_-640-0-5fd6601b00f051607960675.png", "width": 900, "height": 481 } }

Gucci zbulon trendin më të ri të syzeve

Marka e njohur Gucci, kohëve të fundit po çudit shumë blerës të saj me produktet që zgjedh të hedh në treg.

Këtë herë, shtëpia e modës ka nxjerrë në shitje një palë syze kokëposhtë, që kushtojnë jo pak, por 755 dollarë.

Syzet në formë sy maceje, të rrumbullakosura në bazë dhe me cepa anash, ishin të njohura në vitet ‘50 dhe ’60, por janë rikthyer në modë gjatë viteve të fundit.

Dizajni i pazakontë i ka bërë blerësit të ndihen paksa të hutuar, ndërsa disa kanë bërë humor në mediat sociale.