Lë pas dëmtimin, Muriqi rikthehet në stërvitje

Pas 3 javësh pushim, Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje.

Sulmuesi kosovar kishte pësuar lëndim muskulor në ndeshjen kundër Zenitit të Shën Petersburgut në nëntor. Muriqi ka kryer stërvitjen i diferencuar nga grupi dhe pritet që të aktiviozohet në fillim të vitit 2021.

Në 9 ndeshje të zhvilluara sivjet në të gjitha garat, 26 vjeçari nuk ka arritur të shënoi asnjë gol me Lazion.