Cher tregon se dikush tentoi ta vriste në një dalje të saj në vitin 1982

Cher, ylli i muzikës pop, ka folur së fundmi për një nga ngjarjet më të vështira në jetën e saj.

Gjatë vitit 1982, ajo ishte duke dhënë një performancë në New York, e cila desh u kthye në një tragjëdi.

74-vjeçarja ka treguar në një intervistë se në atë dalje të saj, një person ka tentuar ta vriste atë.

“Një person tentoi të më vriste. Isha duke dalë nga dera e lokalit ku mbajta koncertin, mendova fillimisht që ai person donte të përshëndetej, kurse përmes armës që kishte ma drejtoi në shpinë Ai vazhdoi të më shtynte. Më tha që nëse bërtas do të më vriste. Dy fansa panë se diçka nuk po shkonte mirë dhe filluan të bërtisnin para meje dhe i panjohuri u largua”, tregoi ajo.

I gjithë rrëfimi, erdhi pasi Cher u pyet përse ajo nuk preferon të dalë në publik, apo të shfaqet në vende me shumë njerëz.