Një romancë e re? Ylli Limani dhe modelja e njohur ‘gjuajnë’ njëri-tjetrin në Instagram

Së fundmi, duket se këngëtari Ylli Limani është kthyer në qendër të vëmendjes, për shkak të disa ngacmimeve që po ndodhin mes tij dhe modeles, Dajana Kalo.

Dyshja ka filluar të komentojë në fotot e njëri-tjetrit, në rrjetet sociale.

Në një fotografi të publikuar, modelja, në përshkrim, pyeti nëse dikush dëshiron të dijë ndonjë sekret për të.

I pari që tregoi interesim ishte Ylli, kurse përgjigjja e Dajanas ishte se pret që të martohet.

Duket, se dyshja po shkëmbejnë mesazhe të koduara, gjë që i ka bërë ndjekësit të mendojnë se mes tyre tashmë ka një romancë.

Kujtojmë, se Dajana ka marrë pjesë në klipin e këngë “Zili Zili”, të Dafina Zeqirit.