Këto imazhe që vinin nga Wuhan, vendosën në 'alarm' përdoruesit e rrjeteve sociale

Wuhan qyteti kinez i njohur si epiqendra ku shpërtheu COVID-19 ka muaj që e ka fituar betejen me këtë virus.

Por këtë fundjavë imazhet që vinin nga ky qytet krijuan panik tek përdoruesit e rrjeteve sociale.

Në video e publikuar shihej imazhe të oficerëve të policisë në një zonë të rrethuar dhe njerëz të veshur me mjete mbrojtëse mjekësore.

Kjo çoi në shqetësime se një shpërthim tjetër i koronavirusit nuk po raportohej nga ky qytet.

Sidoqoftë, realiteti ishte që njerëzit në fotografi dhe video ishin të gjithë aktorë.

Media zyrtare sqaroi se një ekip xhirimi ishte në qytet për të xhiruar skena për një film të ardhshëm, ''Doctor Chinese'', që do të transmetohet në 2021.

Edhe ekipi i filmit gjithashtu ka lëshuar një deklaratë që e konfirmon këtë.

Ata gjithashtu kanë kërkuar që njerëzit të mos bëjnë fotografi që mund të çojnë në "keqkuptime dhe panik të panevojshëm".

Në kulmin e shpërthimit, qyteti me më shumë se 11 milion banorë pa më shumë se 50,000 raste të konfirmuara.