Rrjeti energjitik Shqipëri-Kosovë, Nishani: Tregtari i trojeve kombëtare nuk falenderon Merkel por lajkaton Vuçiç

Kreu i Këshillit Kombëtar të Paritisë Demokratike Bujar Nishani ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas  përfundimit të unifikimin të rrjetit energjitik Shqipëri – Kosovë.

“Rrjeti energjitik Shqipëri-Kosovë u ideua, projektua dhe financua gjatë qeverisjes së kaluar”, shkruan ai.

“Tregtari i trojeve kombëtare të veriut të Kosovës, refuzon të falenderojë Kancelaren Merkel dhe lajkaton “bosin” Vuçiç !”, shkruan ish presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Ja postimi i plotë:

Honxhobonxho i Tiranës, çirak dhe peng i albanofobëve nuk i ndal sulmet ndaj shqiptarëve qëndrestarë dhe patriotë këtej dhe andej kufirit.

Rrjeti energjitik Shqipëri-Kosovë u ideua, projektua dhe financua gjatë qeverisjes së kaluar.

Serbofili i Tiranës injoron përpjekjet e Gjermanisë dhe fsheh albanofobinë e Serbisë !

Tregtari i trojeve kombëtare të veriut të Kosovës, refuzon të falenderojë Kancelaren Merkel dhe lajkaton “bosin” Vuçic !

Paditësi i turpshëm i Kryeministrit të Kosovës mohon Evropën për të rilindur “Jugosllavinë e Re” !

Fundi tradhëtarëve dihet, ata nuk fshihen kurrë nga kujtesa!