A ekziston vërtet Maqedonia e Veriut?

Gjuha dhe historia e saj i japin Maqedonisë së Veriut identitetin e saj, sipas Presidentit Stevo Pendarovski, por, për Bullgarinë, asnjëra prej tyre nuk është e vërtetë, sipas një mosmarrëveshjeje të fundit që shtyn anëtarësimin në BE.

"Shtylla kryesore e identitetit tonë është gjuha jonë, pas kësaj, historia, historia jonë e përbashkët me bashkatdhetarët tanë," i tha Pendarovski, EUobserver në një intervistë.

Sipas Pendarovskit, nuk është sekret që gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945, por është një gjuhë e veçantë, e ngjashme me bullgarishten, por “nuk është dhe nuk ishte bullgare” Kodifikimi u bë në fund të Luftës së Dytë Botërore kur Republika Popullore e Maqedonisë u formua si pjesë e Jugosllavisë. Më parë, territori drejtohej nga Bullgaria, Serbia dhe në të kaluarën nga Perandoria Osmane. Përkundër kësaj, njerëzit që jetuan atje gjithmonë kishin identitetin e tyre etnik.

Për të, pretendimi i Bullgarisë se e gjithë historia e Maqedonisë deri në 1945 ishte bullgare, është e pakuptimtë. “Ata thonë se maqedonasit etnikë ekzistojnë… por që një mëngjes në vitin 1944 u zgjuam dhe thamë “Po, ne me të vërtetë jemi maqedonas etnikë tani, por dje ishim bullgarë etnikë. Kjo është marrëzi absolute historike."

Ndaj në përfundim Pendarovski thekson: “Nuk mund të pranojmë diskutim për këtë çështje, është çmenduri!"