4 persona rrahin keq një 39 vjeçar në Berat, njëri arrestohet

Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kanë dhunuar një 39 vjeçar në Berat.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është regjistruar në lagjen “Uznovë”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, katër persona e kanë goditur M.N., 39 vjeç duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Dh. K., 39 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe P. K., 28 vjeç, pasi në lagjen Uznovë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur shtetasin M. N., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë”, thuhet në njoftim.

Sakaq i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.