Arrestime të shumta në Vlorë pas një aksioni antidrogë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga ne shumë se 20  persona gjatë një operacioni antidrogë në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se aksioni antidrogë është zhvilluar në në lumin e Vlorës dhe brenda në qytet.

Rrjeti ka qënë në survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis.

Sakaq, operacioni  vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave  në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjej elementë që ndihmojnë hetimin. Për të gjithë  të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër arrestet e posaçëm.