Imzot George Fredo rikthehet në Shqipëri pas 33 ditësh, mposhti Covid-19

Imzot George Fredo do të kthehet nesër në Shqipëri pasi ka mposhtur Covid-19.

Imzot Fredo u dërgua në Itali për shërbim më të specializuar mjekësor pas përkeqësimit të situatës.

Ai pritet të mbajë meshën e Krishtlindjeve në 24 dhjetor në orën 20:00, direkt nga Katedralja e Shën Palit.

Mesha do të zhvillohet në zbatim të kushteve të pandemisë.