Gjermania publikon numrin e rasteve të reja me COVID-19

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 16,362 në 1,337,078, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infective, raporton Reuters.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 188 në 21,975.

Shifrat janë zakonisht më të ulëta të hënën, sepse ka më pak testime dhe më pak të dhëna transmetohen në RKI gjatë fundjavave.