Takimi me kordinatorët e PR, Mediu: Rama shkatërroi konceptin e shtetit

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në takimin e radhës me kordinatorët e PR në Tiranë bëri krahasimin e politikës së Kryeministrit Edi Rama dhe politikës së djathtë.

Ai theksoi se Rama ka shkatërruar konceptin e shtetit dhe ka detyruar të rinjtë të largohen nga Shqipëria dhe ta shohin politikën si një gjë të pavlefshme. Ndërkohë që vuri në dukje qëllimin e politikës së djathtë, ku në qendër ka vetëm qytetarin dhe liritë e të drejtat e tyre.

“Edi Rama shkatërroi konceptin e shtetit për të thënë që shteti jam vetëm unë dhe e bëri këtë për interesat e veta të kontrollit politik dhe ekonomik të shoqërisë, por edhe për të larguar pjesën aktive të shoqërisë nga politika, për ta parë politikën si një gjë të pavlefshme.

Më tej varfëria, korrupsioni, bëri që një pjesë e madhe e shqiptarëve të largohen nga Shqipëria, të rinj dhe të reja profesionistë, mbi 500 mijë. Kjo është në dëm të politikës së këtij vendi dhe opozitës.

Pushtetarët mendojnë se janë një pjesë ekstra, kanë një status extra ligjor dhe qytetarët janë njerëz që duhet vetëm të shkojnë si një turmë nga mbrapa. Kjo është politika që do të bëjë Edi Rama. E djathta ka një politikë tjetër; ajo vlen për qytetarin, për liritë dhe të drejtat e tij, edhe kur nuk i kupton, ta bëjmë ne si politikë që t’i kuptojë, t’i mbrojmë të gjithë së bashku. Po i lëshuam liritë dhe të drejtat sot, unë nuk e di se kur mund t’i rikthejmë më”, tha në fjalën e tij Fatmir Mediu.

Gjatë takimit kryetar i PR-së theksoj se vendimi i Edi Ramës për të ndakuar aktivitet politike të opozitës dhe jo mazhorancës me pretendimin e luftës kundër COVID-19 ka për qëllim të shkatërrojë zgjedhjet e 25 Prillit dhe të zëvendesojë mardheniet e drejtpërdrejta me shqiptarët me manipulimin e një fushate virtuale dhe votimit online.
Mediu I bëri thirrje opozitës që të bashkohen në çdo qendër votimi për t’i vënë fre manipulimit të Edi Ramës dhe tendencës së tij për të kontrolluar gjithçka. Mediu nënvizoi se opozita duhet të reagojë sa më shpejt, në të kundërt do të jetë shumë vonë.

“Shqetësimi im është që Edi Rama po përgatitet për një fushatë të quajtur virtuale, për votime online nëpërmjet platformës E-albania. Opozita në qoftë se mendon se do të jetë vëzhguese e procesit dhe të shikojë se çfarë do të thotë pas procesit, asnjë gjë nuk ndryshon pas procesit. E vetmja mënyrë është që ne duhet të bashkohemi në çdo qendër votimi sot si opozitë dhe të përpiqemi që t’i vemë fre manipulimit, krimit, korrupsionit dhe t’i vemë fre tendencës së Edi Ramës për të kontrolluar çdo gjë në jetën tonë, sepse do të jetë vonë në qoftë se nuk reagojmë shpejt. Partitë politike janë institucione kushtetuese, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në komunikim me qytetarët, për të ndërtuar një marrëdhënie të ndërsjelltë në shërbim të vendit dhe interesave demokratike. Me të drejtën e opozitës për të ndryshuar një qeverisje, sidomos një qeverisje të korruptar, si qeverisja e Edi Ramës. Për ta kufizuar këtë liri dhe të drejtë të qytetarëve, por njëkohësisht edhe të opozitës, ashtu siç ka bërë me kodin elektoral, siç ka bërë me përfshirjen e elementëve kriminalë dhe korruptivë në procesin zgjedhor herë pas here, Edi Rama kërkon të shtojë edhe disa elemtente të tjera, të cilat në gjykimin tim preukopante. Shtetin e ndërtojnë qytetarët nëpërmjet zgedhjeve të lira dhe të ndershme. Kushtetuta shkruhet për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe për të kufizuar abuzimin dhe sjelljen jokushtetuese dhe joligjore të qeverisë dhe ne jemi në këto kushte, ku opozita duhet të flasë fort. Pandemia kërkon angazhimi të përbashkët, por mbrojtja e lirive dhe të drejtave kërkon angazhim opozitar në bashkëpunim me qytetarët shqiptarë në çdo qendër votimi. Shumica nga ju jeni dëshmimtarë të veprimtarive të Partisë Socialiste, të insitucioneve shtetërore, të të gjitha mundësive që ata kanë për kontrolluar procesin pa vajtur akoma në datën 25 prill”, u shpreh Fatmir Mediu.