Adriana Matoshi nuk e fsheh dot mallin për të dashurin afrikan

Prej kohësh, aktorja e njohur Adriana Matoshi, ka qenë në fokus të mediave rozë për shkak të lidhjes së saj me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.

Pas bërjes publike të lidhjes, aktorja nuk i kurseu dedikimet dhe fotot e shumta, të cilat i ndau herë pas here me ndjekësit në rrjetet e saj sociale.

Mirëpo, së fundmi, me sa duket çifti nuk janë pranë njëri-tjetrit fizikisht, pasi Adriana ka treguar se ndjehet e përmalluar për Keith.

Në një postim në rrjetin social Instagram, aktorja ka ndarë një fotografi të futbollistit, teksa shihet mbi një motoçikletë.

“Më mungon dashuria ime”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se Adriana është disa vite më e madhe se Keith, çfarë bëri që lidhja e tyre të komentohej gjatë në mediat rozë.