FOTO/ Lionel Messi thyen rekord me Barcelonën

Lionel Messi ka arritur kuotën e 600 golave me fanellën me numrin “10” të Barcelonës.

“Pleshti”, i cili ka thyer rekord pas rekordi, ka arritur një rrugëtim të paimagjinueshëm me katalanasit.

Mbrëmje rekordesh ishte dhe mbrëmja e djeshme, ku ylli argjentinas i “kundërpërgjigjet” Cristiano Ronaldos, ku luzitani arriti të koleksionojë 100 ndeshje me fanellën e Juventusit dhe duke shënuar 79 gola me bardhezinjtë.

Argjentinasi shënoi golin e vetëm të Barcelonës në fitoren 1-0 ndaj Levantes, duke kapur shifrën e 600 realizimeve me fanellën e katalansve.