FOTOREPORTAZH nga protesta/ 'Ky pushtet është i etur për gjak'

Disa qindra protestues, më së shumti të rinj, marshuan në mënyrë kryesisht paqësore për gati dy orë nga Sheshi Skënderbej te kryeministria dhe në Unazë për te Drejtoria e Policisë, duke kërkuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe duke sharë kryeministrin Edi Rama.

Protesta përfundoi sërish me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe ndalime kur protestuesit u përballën me forcat speciale të policisë te ura pranë Drejtorisë së Policisë. Pasi policia përdori ujin, një pjesë e protestuesve të rinj tentuan të bëjnë rezistencë paqësore duke u shtrirë në rrugë. 

Artisti Edmond Budina pjesëmarrës në protestë i pyetur nga MAPO në lidhje me veprimin e policisë do shprehej se ky është një pushtet i etur për gjak, që ushtron dhunë ndaj njerëzve që protestojnë në mënyrë paqësore.

“Ç’të them, njerëzit protestojnë në mënyrë paqësore, dhe kriminelët hedhin menjëherë gaz. Ata as nuk prishën, as trazuan, por kriminelët kriminelë janë veç dhunë e gjak duan. Këta janë të etur për gjak”.