Pak më shumë shpresë për Andrean/ Drama që tronditi rrjetin

Andrea Bregu, protestuesi 19-vjeçar, që po mbahej në kushte mizore në komisariatin 1, mësohet se është zhvendosur në një ambient disi më të përshtatshëm.

Ditën e djeshme rrjeti u mbush me njoftime se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.

Vetëm pas presionit të madh nga rrjetet sociale dhe media të tilla si SYRI.net, Andrea është zhvendosur te Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe i është mundësuar një vizitë mjekësorë.

Avokatët e të arrestuarve në protestë thonë se ata po mbahen në kushte çnjerëzore dhe po dhunohen.