Jeta e vajzave në rrezik nga 'nëna' e Defnes, këtë javë në 'Lule të vetmuara'

Meral nis një jetë të re në vilë por e rëndon ndjenja e fajit ndaj Kaderit.

Defne nga ana tjetër mendon se gruaja që po e mashtron është nëna e saj e vërtetë.

Ajo mohon edhe Nazanin vetëm për të qëndruar pranë gruas së pasur.

Kjo e fundit ka kurdisur një kurth në të cilin bien Xhemre, Ejlyl, Defne dhe Alejna.

Jeta e Xhemres, Ejlylit, Defnes dhe Alejnës është në rrezik, por si do të arrijnë të shpëtojnë ato?

Maxhide bën fshehtas një test ADN për të zbuluar nëse Meral është vërtet mbesa e Sadriut.

Çfarë do zbulojë ajo?

Banu rikthehet dhe tenton të vrasë Kaderin./revistawho.com