Tre emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 23 vjeçari

Eshte arrestuar nga policia e Gjirokastrës një 23 vjeçar i cili po transportonte tre emigrantë të paligjshëm.

Arrestimi i shtetasit K. Z., 23 vjeç, banues në Gjirokastër u bë pasi, në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Grapsh", u kap duke transportuar me automjetin e tij tip  "Benz", tre emigrantë të paligjshëm

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Gjirokastër

U kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, bie në pranga 23-vjeçari.

 

Sekuestrohet një automjet.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim ne Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Z., 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Grapsh", u kap duke transportuar me automjetin e tij tip  "Benz", tre emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi K. Z.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.