", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/14/auto_New_Project_-_2020-12-14T082204.8301607930326.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Sfida e re e kërcimit e Jennifer Lopez ‘shkund’ Instagramin

 Java e kaluar ishte plot me detyrime për Jennifer Lopez.

Ajo festoi ditëlindjen e nënës së saj, lansoi paraprakisht linjën e re të kozmetikës që mban firmën e saj, u fotografua në emër të një marke të famshme dhe shumë më tepër.

Sidoqoftë, ylli gjeti pak kohë për të "shkundur" ujërat e Instagram, duke krijuar një sfidë të re vallëzimi, e cila u bë virale.

Në videon që ajo postoi, Jennifer Lopez duket se po kërcën  në kopshtin e shtëpisë së saj sapo u zgjua.

Ajo thjesht mban pizhame dhe nuk ka asnjë grim, ndërsa flokët i ka mbledhur lart.

‘Challenge i mëngjesit sapo startoi’ shkruan ajo krahas videos së publikuar. Mezi po pres të shoh kërcimin tuaj! shkruan Lopez krahas videos.

Sfida e videos deri më tani ka grumbulluar më shumë se 9.3 milion shikime.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)