La Liga/ Lionel Messi nderon Barcelonën, gol me vlerën e 3 pikëve

Barcelona rikthehet tek fitorja në La Liga, e cila sigurohet falë  golit të Lionel Messit në minutën e 76-të ndaj skuadrës së Levantes.

Katalanasit triumfojnë minimalisht 1-0 ndaj Levantes, duke arritur një trepikësh me vlerë, duke parë nisjen katastrofale të këtij sezoni.

Blaugranat me këtë fitore ngjiten në vendin e 8-të me 17 pikë të grumbulluara në 11 ndeshje të zhvilluara.