Bardhi: Rama nxit dhunën, e tërboi mbështetja e qytetarëve ndaj protestuesve

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi shkruan se qytetarët e Tiranës kanë mbështetur protestat.

Gjatë mbrëmjes së sotme u pa qartë se si qytetarët duartrokitën protestuesit dhe ky veprim duket se ka tërbuar Edi Ramën, i cili më pas urdhëroi sulmin ndaj tyre.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Një protestë model, paqësore dhe që mori duartokitjen e qytetarëve që ndaluan makinat e tyre në trafikun e Tiranës gjatë kohës së marshimit drejt Drejtorisë së Policisë.

Kaq ka mjaftuar dhe mbështetja e qytetarëve të Tiranës e tërboi sot Edi Ramën, duke i rrëzuar cilësimin 4 ditor, që i bënte të rinjve shqiptarë si “huliganë”dhe “të blerë”.

Urdhri për të sulmuar protestuesit pa asnjë shkak është kriminal dhe provokon dhunë. Çdo pengesë për një protestë paqësore apo ndalimi i qytetarëve pa kryer asnjë akt dhune është i paligjshëm.

Helmimi masiv i Tiranës me gaz lotsjellës dhe dhuna ndaj fëmijëve është banditizëm shtetëror.

Dhunën po e nxit Edi Rama.

Arsyeja e vetme është frika që tashmë shumica e shqiptarëve nuk e pranon dhe po kundërshton arrogancën, dhunën dhe keqqeverisjen e tij 7 vjeçare.

Ai është frymëzuesi dhe autori i shndërrimit të Policisë së Shtetit në një bandë që lufton qytetarët. Që pasi të vret, të pengon edhe të protestosh.