Protestë në New York, për vrasjen nga policia të Klodianit

Nga Beqir SINA – New York City

Protesta e të rinjve shqiptar amerikan para Misionit shqiptar në New York, mblodh një grup të rinj nga zona e Tri-Shteshit, të cilat zbatuan rregullat mbi kufizimet e lidhur me masat e marra në NYC, parametrat mbi pandeminë e koronavirusit Covid -19, maskat dhe distanca.

Protesta ishte, si rezultat e një thirrje në rrjetet sociale e disa të rinjve shqiptar amerikan - student dhe nxënës të shkollave në NYC, që është shpërndarë dje, shoqëruar me një poster ku bëhej thirrje për këtë protestë në New York – para Misionit të Përhershëm të Shqipërisë, në Kombet e Bashkuara, për të protestuar në mënyrë paqësore edhe në SHBA, pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie në Tiranë.

USA Albanian Society në NY, e themeluar nga një grup patriotësh e profesionistësh( Saimir Dashi, Behlul Gashi, Vilson Dautaj, Mevlan Mata, Albin Laci, Ermal Rica dhe Ilir Cekiri) që njëkohësisht përbëjnë edhe degën zyrtarë të ‘Shqipëria Tjetër’ në USA, i deklaruan televizionit tonë, se ata janë organizatorët e kësaj proteste paqësore, para Misionit shqiptar në New York, e cila mblodhi dhjetra të rinjë nga zona e Tri-Shteshit.

Në blogun e tyre në rrjetin social FB, ata shkruajnë se: ‘Me indinjatë të thellë, sot bëhemi NJË me bashkëkombasit tanë në protestë, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, një të riu të pafajshëm, qëlluar pas shpine, nga ata që janë betuar për sigurinë e tij (Uniformat Blu) dhe për sjelljen brutale të Policisë së Shtetit, edhe pas asaj ngjarje kriminale. Drejtësia të hedhë dritë plotësisht mbi ngjarjen!’

Parrullat që mbanin në duar protestuesit sot ishin: ‘Drejtësi -unë jam Klodian - Respekt për Klodian Rasha - Shqipe jep dorëheqjen – Duame më shumë Shqipërinë – – Drejtësi për Klodianin una jam Klodiani - ‘Drejtësi për të riun e vrarë - Sot Klodiani, nesër ne!’ : ‘Duam Drejtësi për Klodianin’, dhe ajo ‘O rini mos ki Frikë! se ke vëllezërit në Amerikë!’, Diaspora është me Ju! Ju os shqiptar që u revoltuat për Flloyid a do të revoltoheni për Klodianin!, Arrogancën mbaje për vete ne na duhet Drejtësia!.

Protesta, nisi e qetë në ora 12:00 të mesdrekës, me orën locale ( ora 18:00 në Tiranë) në rrugën 71 Street, trotuarin përballë para godinës së Misionit të Përhershëm të Shqipërisë, në Kombet e Bashkuara, në qytetin e New Yorkut, dhe përfundojë në orën 1:00pm.

Belul Gashi në emër të protestuesve tha se ‘ Ne do të protestojmë sa herë të nëpërkëmben të drejtat e shqiptarëve kudo, në Shqipëri, Kosovë e trojet Shqiptare, Ne nuk jemi me asnjë parti dhe as të ndikuar nga partitë, jemi këtu për të thënë ‘Mjaft është Mjaft!’ 30 vjet demokraci vetëm duke vjedhur dhe duke vrarë atë popull ! Duam më shumë Shqipërinë –  Drejtësi për Klodianin unë jam Klodiani.

Disa nga të rinj në protestat mbanin pankarta ku shkruhej : ‘O rini mos ki Frikë! se ke vëllezërit në Amerikë!’, Diaspora është me Ju! Ju o shqiptar që u revoltuat për Flloyid a do të revoltoheni për Klodianin!, Arrogacën mbaje për vete ne na duhet Drejtësia!

Ndërkohë, lidhur me këtë, protestë policia(NYPD) sipas praktikave në raste të tilla, e ndoqi nga distanca pa ndërhyrë e krijuar tensione, kjo ndoshta edhe për shkak se kultura për të protestuar e shqiptarëve të Amerikës, edhe në të kaluarën ka treguar se nuk është aspak problematike për forcat e policisë, së NYPD.

Protestat ‘Duam Drejtësi për Klodianin’ ! Jo vetëm shqiptarët në Shqipëri!

Në New York sot protesta ‘Duam Drejtësi për Klodianin’ ! ishte vazhdimi i ditës së pestë, të atyre protestatve në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, shoqëruar ditë më parë edhe me protestat të qeta edhe në disa kryeqytet e Europës: Romë, Athinë dhe Londër, pas vrasjes nga policia të Klodian Rashës.

Simbas atyre që mendohet se janë ‘organizatorët’ të paktën në rrjetet sociale Fb, dhe Tëitter, të këtyre protestave, që kan shpërthyer dhe duket nuk kan të ndalur, ato vijnë si një reagim për atë për atë se duket që është një KAUZ!

Disa nga protestuesit madje thanë se kjo është : ‘Nje KAUZ! Jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri!,por edhe për të gjithë shqiptarët e diasporës, që asnjëherë nuk harrojnë se nga kan ardhur, dhe se çfarë i detyrojë ata, apo prindërit e tyre të lënë Shqipërinë, prej nga diktatura komuniste(1990), por edhe zhvillimet e tjera në Shqipëri.

Shkas e këtyre protestave është bërë vrasja e Klodian Rashës, në 8 Dhjetor në Tiranë, nga një polic me uniformën dhe armën e shtetit.