VIDEO/ Vllaznia në festë, Partizani thyhet në fund

Tjetër fitore emocionuese e Vllaznisë. Shkodranët e drejtuar nga Brdariç mposhtën Partizanin me rezultatin 1-0, falë golit të Dilaver në minutën e 86-të.

Një triumf tepër i rëndësishëm për shkodranët, të cilën udhëheqin Kategorinë Superiore.

Për sa i përket ndeshje, Vllaznia ishte disi më superiore në përballjen e sotme, edhe pse rastet e rrezikshme në portat kundërshtare nuk ishin të shumta.

Më këtë 3 pikësh shkodranët u ngjitën në kuotën e 19 pikëve në 8 ndeshje, duke kryesuar të vetëm.